Të gjithë lojtarët e skuadrës së Juventus përfshirë edhe Cristiano Ronaldon janë vetëizoluar pasi futbollisti Daniele Rugoni doli pozitiv me koronavirus.

Ronaldo është izoluar në vilën e tij me partnerën Georgina dhe fëmijët. Por mesa duket Georgina është mërzitur duke qëndruar në shtëpi dhe ka dalë të bëjë shopping në disa dyqane veshjesh.

Ajo është kapur nga paparacët ditën e sotme dhe mos respektimi i rregullave të vetëkarantimit, ka sjellë shumë kritika.


/Ora News.tv/