Janari është muaji "JO" për Interin.

Zikaltërit nuk dijnë të fitojnë gjatë ditëve të para të vitit, ku përpos fitores ndaj Napolit dhe kualifikimit në çerekfinalen e Kupës së Italisë, skuadra nga Milano ka regjistruar vetëm barazime.

Rezultati 1-1 i shënuar sot në "Giusseppe Meazza" përballë Cagliarit ishte i treti radhazi.

Barazime që e dërgojnë në 6 në total dhe e distancojnë akoma dhe më shumë me kreun e mbajtur nga Juventus. Shkaktar për këtë rrjedhë të sfidës ishte një "ish" i saj, Radja Nainggolan. Belgu shënoi për 1-1, duke zhvlerësuar në një farë mënyre rrjetën e Lautaro Martinez.

Tashmë Inter mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, tre më pak se Juventusi që në mbrëmje sfidon Napolin për të tentuar thellimin e distancën me ndjekësit.


/Ora News.tv/