“Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën e vogël prej kancerit”

“Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën e

Jo të gjitha letrat që i dërgohen ekspertes Deidre janë për histori dashurie. Një djalë është tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të motrës së tij dhe është shumë i frikësuar se mund ta humbë atë. Për këtë arsye, ai kërkon një këshillë për të menaxhuar këtë situatë të vështirë.

Letra: Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën time për shkak të kancerit. Ajo është 29 vjeçe dhe unë jam vëllai i saj i madh, 33 vjeç.

Ne kemi qenë gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit. Ajo shkoi në spital për operacionin e gjirit, por është në fazë të avancuar dhe pamja nuk është aspak e mirë.

Të gjithë në familje u përlotën, përveç meje. Unë duhet të jem mbështetje për çdo njeri që qan. Unë dua që ajo të jetë këtu e të shohë vajzën time të rritet dhe ta dojë hallën ashtu siç unë e dua.

Deidre: Ne të gjithë kemi nevojë që të përlotemi ndonjëherë. Kjo mund të na çlirojë dhe të na bëjë më të fortë. Në këto momente, ti ke nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim. Nëse e ke të vështirë ta pranosh, mendoje si dicka të domosdoshme që duhet bërë pasi je shtylla kryesore për të tjerët.

EMISIONET