Marjona Metohu, ka qenë e ftuara e dytë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, e ndër të tjera preku një teme delikate për të por edhe shumë vajza të reja, të cilat synojnë të duken më të bukura me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Konkretisht, Marjona ka kryer një ndërhyrje në hundë, për të cilën është penduar.

Ester Bylyku: Mesa di unë, ke kryer një ndërhyrje në hundë. Je penduar për të?

Marjona Metohu: Jam penduar. Më ka ndryshuar shumë. Ti do thuash, e bëre për të ndryshuar, por jo kaq shumë. Ndoshta është bërë pak më tepër nga sa e doja. Nuk doja të ndryshoja kaq shumë, doja që fytyra ime të kishte të njëjtën hije.” 

/Ora News.tv/