Jack Smith emërohet kryeprokuror i Gjykatës Speciale

Jack Smith emërohet kryeprokuror i Gjykatës Speciale

Prokurori amerikan, Jack Smith është emëruar kryeprokuror i Dhomave të Veçanta apo Gjykatës Speciale për krime lufte.

 Smith është emëruar pas një procesi të përzgjedhjes i organizuar nga Bashkimi Evropian.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale, Smith ka përvojë në hetime politike të rangut të lartë dhe hetime penale ndërkombëtare.

Prokurori Smith do të jetë pasardhës i David Schvendimanit, i cili ishte kryeprokurori i parë, por e kishte lëshuar detyrën më 31 mars kur skadoi emërimi i tij si zyrtar i shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh Smith, thuhet në një njoftimin e Gjykatës Speciale.

Mandati i Gjykatës Speciale për krime lufte, përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshin periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000.

Kjo gjykate u krijua pas ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2015.

/REL/

EMISIONET