Rreshjet e shiut të nisura rreth orës 16:00 të kësaj të shtune, me një intensitet më të lartë gjatë orëve të mbrëmjes kanë shkaktuar përmbytje në Vlorë.

Uji ka arritur në rrugët e qytetit në disa centimetra. Aksi me problematik mbetet zona e njohur si "Albano dhe Romina".

Janë përmbytur gjithashtu bulevardi i ri Vlorë-Skelë, lagjia "Pavarësia" prane Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës si dhe portit detar, si dhe akset e tjera lidhëse ndermjet bulevardit Vlorë-Skelë dhe rrugës Transballkanike.

Gjithashtu probleme me përmbytjen ka pasur edhe në periferi të qytetit si lagjia "Kume", "Çole", lagjia "24 Maji", dhe "1 Maji".

Rreth orëve të vona të mbrëmjes, reshjet e shiut kanë pushuar. Megjithatë problematike mbetet zona e njohur si "Albano dhe Romina". Një zjarrfikëse po punon për thithjen e ujit.


/Ora News.tv/