Karikaturisti Bujar Kapexhiu është shprehur se mënyra për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.

I ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, Kapexhiut iu kërkua të krijonte në mendje një karikaturë për zgjidhjen e situatës.

Dhe artisti i famshëm tha që do bënte Ramën dhe Bashën para kutisë së votimit.

Sonila Meço: Nëse do ju kërkoja një karikaturë të për zgjidhjen e kësaj situate, jemi në një situatë krize të jashtëzakonshme, të gjithë pyesin si është zgjidhja, si dilet nga kjo situatë.

Bujar Kapexhiu: E kam menduar si do ta bëj, Rama dhe Basha të dy para kutisë duke votuar. Dhe mbasi kanë hedhur letrat ti japin dorën njëri-tjetrit, kush të fitojë le të fitojë. Cilido të fitojë, jemi ne të fituar.

/Ora News.tv/