Jeni kurioz të dini sa paguhet një këngëtar që këndon live në lokalet e natës?! Këtë e zbulon këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri. E ftuar në studion e BOOM, ajo thotë se pagesa varion nga 500 euro deri në 8 mijë euro.

Fiori Dardha: Sa varion pagesa e një këngëtareje live, nga 500 euro në 1000 euro, nga 1000 euro në 3000 euro?

Rozana Radi: Jo sa merr ti, nga fillon dhe cfarë shifre kapin?

Anxhela Peristeri: Po fillon nga 500 euro dhe mbaron në 5 mijë, 8 mijë euro varet

Fiori Dardha: Ndodh që paguhet një këngëtar shqiptar në një club 8 mijë euro?!

Anxhela Peristeri: Sigurisht! 

Fiori Dardha: Bravo, bravo!

Rozana Radi: Kur të thoja unë hajde këndo me mua, nuk doje. Rri tani.

/Ora News.tv/