Zgjidhen 32 shefat e rinj në spitale, procesi me një sërë shkeljesh ligjore

Shërbimet në spitalin më të madh në vend do të kenë drejtuesit e rinj pas rreth dy muaj e gjysmë zvarritje të procesit nga Ministrja e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit. 32 shefat e rinj janë përzgjedhur të enjten, por procesi i tyre i kandidimit ka pasur një sërë shkeljesh ligjore.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini kanë firmosur të enjten miratimin e shefave të rinj të shërbimit në QSUT.

Pas kronikës të transmetuar të mërkurën në Ora News për ngërçin e shefave të shërbimit, të dyja Ministret kanë reaguar zyrtarisht duke dhënë me firmë emërimin e tyre.

Drejtuesit, për të cilët u prit dy vite pas mbarimit të afatit, kaluan në proces kandidimi në të cilin ka pasur një sërë shkeljesh, të cilat nisin që nga anëtarët e Komisionit që kanë vlerësuar shefat e shërbimit.

Sipas ligjit në krye të tij duhej të ishin titullarët e shërbimeve në QSUT, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë emëroi në Komision tre ekonomistë, një juriste dhe një mjek.

Ndër të tjera, pikët për vlerësimin e kandidatëve duhej të jepeshin në moment në Komision, por janë dhënë pas dy javësh, duke bërë kështu një tjetër shkelje ligjore.  Por, jo vetëm kaq.

Janë pranuar rreth 7 kandidatë që kanë qenë në shkelje të ligjit të arsimit të lartë.

Kandidatët nuk kanë pasur diploma të kirurgjisë së përgjithshme dhe ka pasur nga ata që kanë paraqitur diploma të panjësuara nga Ministria e Arsimit.

Por, megjithatë edhe me zgjedhjen e shefave të rinj, në emrat drejtues vihet re se shumica janë po të njëjtët që kanë qenë më parë.

Kështu në Qendrën Spitalore Universitare Etmont Çeliku rizgjidhet shef i Kirurgjisë së Përgjithshme, po ashtu edhe Genc Sulçebe vendoset në krye të Laboratorit Imunologjik.

Mentor Petrela qqndron sërish në krye të Neurokirurgjisë. Mihal Tase rizgjidhet  shef i Hipertonisë,Gejrgji belba drejtues i djegies plastike, Artan Goda- shef i kardiologjisë e të tjerë.

Procesi dhe përzgjedhja e shefave të shërbime krijoi pakënaqësi edhe nga mjekët në QSUT, të cilët e cilësuan procesin e zhvilluar jo transparent, duke shtuar se emërimi i tyre nuk është bazuar në konkurs.

Ja lista me 30 emrat e tjerë


EMISIONET