Ja kush është grabitësi shqiptar që u vra nga policia italiane
Zbardhet identiteti i grabitësit shqiptar të vrarë një ditë me parë në Urën Felcino të Peruxhias.
Ai është, Eduart Kozi, i cili u braktis nga bashkëpunëtorët e tij pasi u qëllua për vdekje nga policia italiane.
Trupi i pajetë u gjet brenda një makine tip "Audi", me kapuç në kokë dhe dorashka, si dhe me mallin e grabitur më parë në një dyqan cigaresh e bileta lotarish fati.
Prokuroria italiane ka vënë nën hetim 2 policë e 1 punonjës të policisë private me akuzën e vrasjes së qëllimshme pasi kanë kapërcyer limitin e goditjes me armë.
Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëputorëve të grabitjes që mendohen se janë 3 persona.