Ja fotoja e gomones së zhdukur në det, dyshohet se do trafikonte drogë drejt Italisë

Ja fotoja e gomones së zhdukur në det, dyshohet se do trafikonte

Policia publikon foton e gomones e cila arriti të zhdukej pavarësisht ndjekjes së gjatë ku janë përfshirë edhe helikopterë

Gomonia e dyshuar se do të trafikonte lëndë narkotike nga gadishulli i Karaburunit në Vlorë në drejtim të Italisë u pikas në det rreth orës 13:50 minuta të 5 janarit.

"Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë", sqaroi dje policia.

Gomonia dyshohet të jetë fshehur në ndonjë gji detar midis Malit të Zi dhe Kroacisë, ndërsa në bordin e saj ishin pikasur tre persona si dhe bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër është bosh.

Policia sot vijon krehjen e të gjithë zonës në ishullin e Karaburunit dhe të Sazanit. 

EMISIONET