Asnjë parukiere nuk do ta mendonte se do kishte "klient" drerin. Por kafsha surprizoi Jenisse Heredia në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara duke thyer derën prej xhami e duke shkaktuar rrëmujë në sallon.

Videoja që është bërë virale, u regjistrua nga kamerat e sigurisë. Aty duket se parukierja po kujdeset për flokët e një klienteje, ndërkohë që një tjetër po pret rradhën.

Askush nuk mund ta mendonte se një kafshë mund të hynte në sallon e të shkaktonte gjithë atë panik. Megjithatë, janë raportuar vetëm dëme materiale të produkteve.

/Ora News.tv/