Izraeli përgjigjet ndaj sulmeve ajrore

Izraeli përgjigjet ndaj sulmeve ajrore

Izraeli sulmoi mbrëmjen e djeshme disa shënjestra në Siri të cilat i përkisnin qeverisë dhe forcave aleate Iraniane.

Ushtria Izraelite njoftoi se ky sulm i ndërmarrë është në përgjigje të predhave të lëshuara nga njësitë iraniane kundër Izraelit.

Qeveria siriane raporton se mbetën të vrarë dy persona ndërkohë që forcat ushtarake arritën të devijonin rraketat e drejtuara në Damask

Të martën në mëngjes ushtria izraelite deklaroi se ka parandaluar 4 raketa të lëshuara nga Siria drejt veriut të vendit.

Një zyrtar i lartë shteti kërcënon se për çdo sulm të drejtuar nga Siria do të gjejë një përgjigje edhe më të rrezikshme.

EMISIONET