Izolohet qyteti i dytë prej koronavirusit vdekjeprurës në Kinë

Izolohet qyteti i dytë prej koronavirusit vdekjeprurës në

Një qytet i dytë, Huangangang, do të izolohet në Kinë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës.

Huangangang do të izolohet këtë mesnatë, për të parandaluar transmetimin e koronavirusit”, thanë autoritetet kineze.

Televizioni lokal kinez transmetoi se "banorët nuk duhet të largohen nga qyteti nëse nuk ekzistojnë arsye shumë të veçanta."

Qyteti Huanggang shtrihet në brigjet e lumit Yangtze dhe pozicionohet më pak se 100 kilometra në juglindje të Wuhan, qytet i cili gjithashtu është izoluar për shkak të koronavirusit. Wuhan ka një popullsi prej rreth 11 milion banorësh.

Deri më tani janë konfirmuar 617 të prekur dhe 17 të vdekur si pasojë e koronavirusit në Kinë. Të gjitha rastet janë shënuar në Wuhan dhe në rrethinat e këtij qyteti.

EMISIONET