Ivica Daçiç dëshmitar i një sulmi terrorist në Somali

Ivica Daçiç dëshmitar i një sulmi terrorist në

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka qenë dëshmitar i një sulmi terrorist në Somali, ku si pasojë humbën jetën 9 persona.

Diplomati serb po zhvillonte një takim me presidentin e Somalisë në pallatin presidencial në Mogadishu, kur para kësaj ndërtese shpërtheu një veturë e mbushur me eksplozivë.

Siç tha Daçiçi për Tanjug, objektivi i sulmit ishte një ish ministër i punëve të jashtme në Somali.

Kreu i diplomacisë serbe shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.

(Në foto, Ivica Daçiç pak para sulmit terrorist)

EMISIONET