Iu vendos flaka rrugës për në gjyqin e saj të përdhunimit, vdes 23-vjeçarja
Ka humbur jetën 23-vjeçarja indiane, një ditë pasi iu vendos flaka ndërsa po shkonte për të dëshmuar në gjyqin që ngriti ndaj dy burrave për përdhunim.
Vajza e paidentifikuar humbi jetën mbrëmjen e së premtes nga një arrest kardiak në spitalin e New Delhi.
Para se të vdiste ajo i tha policisë se u sulmua gjatë rrugës për në stacionin hekurudhor në Unnao, ku mendohet se jetonte vajza dhe të dyshuarit për përdhunim.
Ajo pësoi djegie në 95% të trupit të saj. Vajza i tha policisë se dy burrat, që dyshohet se e përdhunuan në mars, ishin të përfshirë në sulmin e së enjtes, së bashku me baballarët e tyre dhe një prej nipërve.
Një prej të akuzuarve ishte liruar me kusht, ndërsa i dyti në arrati.
23-vjeçarja duhet të udhëtonte drejt qytetit të Rae Bareli për të dëshmuar në gjyq për rastin e përdhunimit të saj.
Pesë burrat janë arrestuar nga policia për vrasje.