Iu përmbyt banesa në Laç, kryefamiljari për Ora News: E njëjta situatë çdo vit

Iu përmbyt banesa në Laç, kryefamiljari për Ora News: E

Banesa e Sami Kaxhorrit në Laç është përmbytur pas reshjeve të dendura të shiut që ranë mbrëmjen e djeshme.

"Kjo situatë nuk është hera e parë që ndodh. Ankohesh në bashki por e njëjta situatë. Nuk pastron njeri kanal" tha ai në një prononcim telefonik për Ora News.

Dëmet janë të mëdha dhe kryefamiljari thotë se përmbytje të tilla përsëriten çdo vit.

"Të vënë dorën në zemër. I kemi blerë me 1 mijë halle orenditë. Të japin ndonjë dëmshpërblim" tha ai në një prononcim për Ora News.

Kaxhorri tregon se vetëm në lagjen e tij janë dëmtuar 10 familje. Nderkohe bashkia po merr masa për të bërë largimin e ujit. 

EMISIONET