Italianët "pushtojnë" ekipet shqiptare, Luca Secchi merr drejtimin e kombëtares së femrave

Italianët "pushtojnë" ekipet shqiptare, Luca Secchi merr

Pas Edi Rejës që mori drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit, Luca Secchi do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të femrave në volejboll.

44-vjeçari ka nënshkruar sot një kontratë me Federatën Shqiptare të Volejbollit. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë trajnerin Altin Martiri, i cili që nga dita e sotme do të ketë pozicionin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare të femrave pranë FSHV-së.

Secchi është prezantuar gjatë një konference për shtyp të organizuar nga FSHV-ja, ku të pranishëm kanë qenë presidenti Erlind Pëllumbi, sekretari Albens Vokopola, gazetarë e të ftuar nga fusha e volejbollit. Trajneri i ri do të nisë menjëherë nga puna, teksa do të zbresë në parket këtë fundjavë në kryeqytet për një seleksionin me moshat e më pas edhe disa qytete të Shqipërisë, për të nisur disa zbore.

Luca Secchi është një trajner që e njeh volejbollin shqiptar, pasi është ai që ka promovuar Erblina Bici të debutojë në Serine A të kampionatit Italian. Volejbolliste që më parë kishte spikatur në ndeshjet e Europa League me fanellën kuqezi, duke u renditur si pikëshënuesja e dytë më e mirë e kompeticionit.

Ai është një trajner që punon shumë me moshat e reja, në zbulim të talenteve, ku Federata Italiane e Volejbollit e ka pasur pjesë të stafit të kombëtareve të moshave.

EMISIONET