Pak orë nga përfundimi i regjimit të lockdown, Italia regjistron 153 viktima e 875 raste pozitive më shumë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 31 763 e numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 224 760.

Në 24 orët e fundit janë 2606 pacientë të shëuar e numri i tyre total ka arritur deri më sot më 122 910.

E në repartet e terapisë intesive numri i pacientëve është reduktuar në 775.

Numri i personave aktualë pozitiv me koronavirus në Itali është 70 187.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar sot 39 viktima e 399 raste më shumë.

Deri më sot Italia ka kryer mbi 2 milionë e 900 mijë tampone.

/Ora News.tv/