Që nga shpallja e emergjencës shëndetësore të pandemisë së koronavirusit, Italia regjistron sot numrin më të ulët të viktimave e të rasteve pozitive në 24 orë.

Dita e sotme ka regjistruar 145 viktima e 675 raste pozitive.

Vetëm pak orë nga marrja fund e regjimit të lockdoën, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në Itali ka arritur në 31,908 e janë deri më sot 225,435 të infektuar.

Pacientë  pozitivë me koronavirus në Itali janë reduktuar në 68,351 dhe numri i të infektuarve që po kurohen në struktura spitalore janë ulur në 10,311, e të shtruar në repartet e terapisë intesive janë 762.

Në rajonin e Lombardisë gjithashtu është reduktuar numri i viktimave në 24 orë. Janë 69 viktima e 326 raste pozitive, më shumë se një ditë më parë.

Rajoni i Calabrisë e Valle 'D'Aosta nuk kanë regjsitruar asnjë rast pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit.

Tampone të kryera në Itali janë deri sot 3 004 960.

/Ora News.tv/