Në 24 orët e fundit numri i viktimave në Itali është rritur me 242 duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31,610.

Janë regjistruar 789 raste pozitive më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 223,885.

Të infektuar aktual pozitiv me COVID-19 janë reduktuar në 72,070.

Edhe numri i të sëmurëve me koronavirus në kurim në strukturat spitalore është ulur në 10,792 e në repartet e terapisë intesive në 808 pacientë.

Në rajonin e Lombardisë në 24 orët e fundit janë shënuar 115 viktima duke çuar numrin e tyre në 15,421 e të infektuarti në 84,119.

Në Itali deri më sot janë kryer 2,875,680 tampone.

/Ora News.tv/