Sot në ditën Botërore të Infermierëve Italia regjistron 12 mijë infermierë të infektuar e 39 viktima nga COVID-19.

Katwr prej tyre janë vetëvrarë nga gjendja e rënduar psikologjike në përballimin e rrezikut e të infektimit nga pandemia.

COVID-19 ka shënuar në Itali dhe 162 viktima mjekë e mbi 25 mijë të infektuar në rradhët e këmishave të bardha.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 172 viktima më shumë e numri total i tyre ka arritur në 30,911.

Numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali është reduktuar sot në 81,266. Ndërsa numri total i të infektuar që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 221,216.

/Ora News.tv/