Italia ndan 25 miliardë euro për përballimin e situatës nga koronavirusi

Italia ndan 25 miliardë euro për përballimin e situatës nga

Pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja e qeverisë italiane e cila do diskutonte për situatën e koronavirusit në vend.

Gazatarja e Ora News në Itali Alba Kepi raporton se qeveria ka vendosur të lëvrojë 25 miliardë euro për përballimin e emergjencës së shkaktuar nga koronavirusi.

Kryeministri Konte ka deklaruar se ky fond do të përdoret për për të përballuar të gjitha vështirësite e emergjencës së koronavirusit. 

Ai deklaroi se do të krijohet një Task Forcë evropiane për të qenë më efektiv në luftimin e përhapjes së virusit.

Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës më e prekur nga koronavirusi.

Deri më tani janë shënuar 631 viktima dhe 10,149 të infektuar.



EMISIONET