Italia mund të rihapet më 16 maj

Italia mund të rihapet më 16 maj

"Italia mund të qëndrojë e izoluar deri më 16 maj", ka deklaruar sot për mediat italiane kreu i Mbrojtjes civile Angelo Boreli.

"Situata për momentin është e qëndrueshme dhe duhet të presim sa të vijë ulja dhe pse nuk dua të bëj parashikime, them se prej këtu deri më 16 maj duhet të kemi të dhëna pozitive që do të na lejojnë të rihapim aktivitetet e të nisim fazën e dytë të emergjencës'', tha ai.

"Por është detyrë e qeverisë të amrr vendimi e të përcaktoj kohën e zgjatjes së masave izoluese'', saktëson kreu i Mbrojtes Civile.

Të dhënat e fundit zyrtare kanë regjistruar në Itali 760 viktima brenda 24 orëve  duke e çuar nurmin e tyre në gati 14 mijë e mbi 115 mijë numrin e të infektuarve.

Ekspertët thotë se pandemia është në ditët e kulmit të saj në Itali dhe falë numrit të personave të shëruar që çdo ditë janë në rritje dhe e numrit të ulët të persoanve pozitivë që kërkojnë kurim në struktura spitalore, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali është në një qëndrueshmëri reduktimi ditë pas dite.

Qeveira Italiane ka vendosur të shtyjë masat e izolimit deri më 13 prill 2020.

EMISIONET