Italia dhe Malta "luftë diplomatike" për anijen "Dicciotti", kërkohet port për 177 emigrantë

Italia dhe Malta "luftë diplomatike" për anijen

Ende nuk ka asnjë zgjidhje për anijen e Rojes Kufitare italiane “Dicciotti”, e cila është shndërrruar në një "luftë diplomatike" mes Maltës dhe Italisë.

Anija me 177 emigrantë në bord ndodhet prej katër ditësh e bllokuar në det mes Maltës dhe Lampeduzës.

Ministria e Jashtme  italiane ka kërkuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian që të gjejë një zgjidhje, teksa Salvini ka kërcënuar se nëse BE nuk gjend zgjidhje, emigrantët do të kthehen sërish në Itali.

Nga ana tjetër Malta këmbëngul që anija të ankorohet në portet italiane.

Toninelli: Sjellja e Maltës është e pafalshme, t'i vendosen sanksione

Ministri italian i Infrastrukturës dhe Transportit, Danilo Toninelli, përmes një postimi në twitter ka shkruar se "rasti i anijes "Diciotti" tregon se Italia nuk tërhiqet kurrë kur bëhet fjalë për shpëtimin e jetës. Sjellja e Maltës është edhe një herë e pafalshme dhe meriton sanksione. BE-ja duhet të ndërhyjë dhe hapë portet e saj solidaritet, përndryshe nuk ka arsye të ekzistojë ".

Ministria e Jashtme italiane bën thirrje për ndërhyrje evropiane

Ministria e Jashtme italiane ka informuar zyrtarisht dhe formalisht Komisionin Evropian mbi çështjen e anijes "Diciotti", me 177 emigrantë në bord. Thirrja ndaj BE-së është që "gjejë  një zgjidhje në përputhje me parimet e ndarjes midis Shteteve Anëtare".

 "Veprimi i vendosur nga institucionet europiane, - tha ministri i jashtëm, Enzo Moavero Milanesi - mund të kapërcejë këtë problematikë të përhershme përmes një qasje strukturore për ndarjen e barrës, e cila tashmë është aplikuar disa herë gjatë  dy muajve të fundit, në bazë të marrëveshjeve ad hoc mes të njëjtit shtet ".

Salvini: BE të ndërhyjë, përndryshe do t'i kthejmë emigrantët përsëri në Libi

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini gjithashtu foli për rastin. "Ose Evropa të vendosë seriozisht që të ndimojë Italinë në praktikë, tha ai, ose ne do të jemi të detyruar të shkatërrojmë përfundimisht aktivitetin e kontrabandistëve të qënieve njerëzore".

Dhe kjo sipas tij do të thotë, të kthejnë sërish në portet libiane emigrantët e shpëtuar në det.

Vjen përgjigjia e Maltës: Emigrantët të zbresin në Itali

Në replikë me Ministrat italianë, Ministri Brendshëm maltez Michael Farrugia thotë se për emigrantët në bordin e "Diciotit ", zgjidhja e vetme përfundimtare është zbarkimi në Lampedusa ose në një port italian.

Në një postim në twitter ai shkruan: Nëse Italia dëshiron që ta trajtojë këtë rast si një shpëtim, Lampeduza mbetet vendi më i afërt i sigurisë sipas konventave të aplikueshme.

Ministri maltez nuk kurseu dhe akuzat duke thënë se: "Roja bregdetare italiane ka kapur emigrantë brenda ujërave malteze vetëm për të parandaluar hyrjen e tyre në ujërat italiane".

EMISIONET