Itali: Për herë të parë ulet numri i pacientëve në terapi intensive

Një muaj e gjysmë nga nisja e pandemisë së Covid 19, Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga nurmi i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë dhe nga personat e infektuar.

Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit. Për herë të parë është regjistruar një ulje e numrit të personave të shtruar në terapinë intensive.

Dita e sotme ka regjistruar 681 viktima, duke e çuar në total 15,362 numrin e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë.

Personat e infektuar deri më sot kanë arritur më 124,632.

Vetëm 24 orët e fundit regjistruan 4805 raste.

Pacientët e kuruar në terapi intesive janë 3994.

 Ndërkohë 29, 010 pacientë po kurohen në struktura spitalore dhe 58, 274 në kushte shtëpie.

Për herë të parë ka një ulje në 24 orë të numrit të pacientëv në terapi intesive.

Në Itali deri më sot janë kryer 657, 224 tamponë.

Pacientët e shëruar kanë  arritur sot më 20,996.

Në rajonin e Lombardisë numri i viktimave është 8656, 345 viktima vetëm në 24 orët e fundit. Ndërsa numri i të infektuarve është 49,118.


EMISIONET