Itali, shqiptari vritet me thikë

Itali, shqiptari vritet me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e shkuar në qytetin e Piacencës në Itali.

Shqiptari Ervin Tola 31 vjec është goditur me thikë në gjoks pranë një lokali në rrugën 4 Nëntori rreth orës 23.30 të natës së 29 dhjetorit.

Shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendgjarje. Ervin Tola jetonte prej disa vitesh në Picenza , ishte i martuar e punonte si bojaxhi. Ndërkohë policia ka arrestuar si autor të dyshuar një 26 vjeçar nga Pulia.

Sipas hetimeve të para komplimentet e tepërta të autorit ndaj baristes së lokalit kanë qënë motivi që ka shtyrë italianin të godas për vdekje 31 vjecarin shqiptar.

Fillimisht mes tyre kishte nisur një grindje e dhunshme me fjalë e cila përfundoi me vrasje.

Arma e vrasjes ende nuk është gjetur nga policia italiane. Gjatë ditëve në vazhdim pritet te kryhet autopsia mbi trupin e viktimës shqiptare.

Për FOTO të tjera

EMISIONET