Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup trafikantësh droge drejtuar nga shtetas shqiptarë.

Me urdhër të Prokurorisë së Frozinones, policia italiane ka ekzekutuar 13 urdhër arrestimesh me akuzën e trafikut të lëndës narkotike.

Hetimet kanë nisur në mars të 2018 pas sekuestrimit të disa makinave të modifikuara enkas për transportimin e drogës.

Investigimet e autoriteteve zbuluan ekzistencën e një grupi kriminal autonom i drejtuar nga shtetas shqiptarë e me shtrirje në komunat Alatri, Fiuggi, Ostia,  Ferentino e Frozinone.

Ky grup kriminal trafikonte kokainë e hashash jo vetëm në këtë territor por dhe në veri të Italisë.

/Ora News.tv/