Itali, sekuestrohet fabrika e prodhimit të maskave

Itali, sekuestrohet fabrika e prodhimit të maskave

Autoritetet italiane kanë vënë nën sekuestro një fabrikë klandestine prodhimi maska sanitare në komunën Ercolano në provincën e Napolit.

Në 110 metra katror të fabrikës prodhoheshin maska sanitare firmato të falsifikuara të brandeve Puma, Adidas, Nike, Gucci, Pyrex, Kappa etj.

Janë sekuestruar mbi 10 mijë maska. Dy përgjegjësit e fabrikës 48 e 67 vjec janë denoncuar në autoritete gjyqësore për zhvatje e mashtrim tregtar.

Fabrika ishte e autorizuar të prodhonte e të konfeksiononte kostume plazhi e jo maska sanitare.

EMISIONET