Një 44 vjeçar nga Caserta e Italisë u arrestua me akuzën e "ngacmimit seksual nën 14 vjeç.

Pasi ka prekur të ndënjurat e një 12 vjeçareje, burri e filmoi me një mikro kamera të fshehur në brendësi të një dhome prove të një dyqani, ndërkohë që ajo po provonte disa fustane.

 E trembur nga situata, vajza ka treguar gjithçka tek prindërit e saj, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Ngacmimet ndodhën pasditen e 15 prillit në një qendër tregtare të njohur në zonë.

44 vjeçari, sjella e të cilit ishte vënë re nga shumë klientë të mapos, në momentin e parë tentoi të largohej me shpejtësi dhe të zhdukë mikro kamerën, por është ndaluar nga forcat e rendit.

Në makinën dhe shtëpinë e tij, policia gjeti një kompjuter me karta memorieje të ndryshme, të cilat në përmbajtje kishte dhjetra vajza, shumica minorene, të cilat ishin filmuar në dhomat e provave në qendra të ndryshme tregtare në provincën e Napolit dhe në Caserta.


/Ora News.tv/