Itali, moti i keq shkakton 3 viktima, shkatërron 20 shtëpi

Moti i keq me erë të forta e reshje shiu ka përfshirë territorin e Italisë duke provokuar 3 viktima e dëme të forta materiale.

Një 27 vjeçare ka humbur jetën në komunën Fiumicino në afërsi të Romës, ku era e fortë ka aksidentuar duke marrë në fluturim automjetin tip Smart me të cilën ajo udhëtonte.

Rrymat e forta të erës kanë shkaktuar gjatë natës shkatërrimin e rreth 20 banesave në provincën e Romës e rrëzimin e mjaft pemëve. "Territori këtë mëngjes i ngjan një teatri lufte",- shprehet, kryetari i bashkisë së Fiumicinos.

Kryetarja e  Bashkisë së Romës, Virginia Raggi infomon sot, se janë kryer rreth 66 ndërhyrje nga Mbrojtja civile, për të ndihmuar popullsinë nga dëmet e shkaktuar nga moti i keq. 45 ndërhyrje i kanë ardhur në ndihmë banesave të përmbytura nga uji.

Një i moshuar 72 vjetarë ka humbur jetën gjatë natës së shkuar në komunën Olmo në provincën e Arezzos, pasi automjeti i tij është përfshirë nga rrëshqitja e dheut  e uji në nënkalimin e një rruge.

Një atlete 45 vjeçare ka mbetur viktimë në Trentino pasi është goditur nga rrufeja në një garë sportive në mal.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile Italiane po monitorizon të gjithë territorin e ekspertët meteorologjik flasin për një fazë të dytë të motit të keq që pritet në pasditen e vonë të ditës së sotme (28 korrik 2019).


EMISIONET