Itali, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin shqiptar

Itali, makina përplas për vdekje 50-vjeçarin shqiptar

Një 50-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë (22 dhjetor) në Monteprandone në rrugën "Scopa".

Siç raportojnë mediat italiane, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ishte duke ecur në rrugë kur u përplas nga një makinë "Fiat".

Ambulanca dhe një heliklopter shkuan menjëherë në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të aksidentuarit, por për fat të keq ai ndërroi jetë.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

EMISIONET