Policët e Ankonas mëngjesin e ditës së djeshme vunë në pranga një 36-vjeçar shqiptar, nën akuzën e trafikimit të kokainës.

Mediat fqinje bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.M, i cili falë punës në kontakt me turistë të shumtë kishte siguruar tregun e kokainës, të cilën e shiste 100 euro për gram.

Nën momentin e arrestimit policia gjeti dhe sekuestroi 150 gram kokainë të pastër dhe rreth 8,000 euro në para të gatshme.

Më tej kontrolli u shtri në dy apartamentet ku jetonte shqiptari, në një me nënën dhe në tjetrin me bashkëshorten, gjithashtu edhe dy makinat e tij.

Nga kërkimët u gjet dhe sekuestruan disa doza kokainë, para të gatëshme, si dhe një listë me emra që ishin blerës tek shqiptari.

Foto Ilustruese

/Ora News.tv/