Ndragheta me trafikantët shqiptarë: Në tre muaj 5 ton drogë nga Shqipëria në Itali

Ndragheta me trafikantët shqiptarë: Në tre muaj 5 ton drogë

"Mafia kalabreze Ndragheta bashkëpunon me trafiktantët shqiptarë të drogës. Narkotrafikantët shqiptarë janë nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në kontinent me baza llogjistike në të gjithë Europën." 

Kështu ka deklaruar Financa italiane pas operacionit të sotëm i koduar "Stammer 2" e "Melina" i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale e në arrestimin e 25 personave, 18 nën pranga e 7 në arrest shtëpiak

Akuza ndaj tyre është trafik ndërkombëtar droge e tipit marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë në territoriet e Calabria, Puglia, Sicilia, Lazio, Toscana, Lombardia.

Hetimet e këtij operacioni të nisura më 2016 kanë çuar në sekustrimin e e 5 tonë hashash në harkun kohor gusht -tetor 2016 .

Mes të arrestuarve dhe 3 kapo të familjeve mafioze të Fiarè di San Gregorio d’Ippona , Pititto-Prostamo-Iannello di Mileto. Anello di Filadelfia e Franzè di Stefanaconi.

Hetuesit italianë kanë zbardhur se këto familje mafioze kishin krijuan një marrëveshje kriminale me një një nga kokat më të njohura të Ndranghetas "Mancusodi Limbad".

3 bosët mafiozë të arrestuar janë

ANELLO Rocco- bosi mafioz i Filadelfias

FIARÈ Francesco, i thirrur doktori nga qyteza e San Gregorio d’Ippon

FRANZÈ Giovanni nga qyteza e Stefanaconi në Kalabri

Ndër të arrestuarit janë dhe mafizoët e njohur PITITTO Pasquale datëlindja 1968 nga Mileto; PROSTAMO Antonio datëlindja 1989: e MANCUSO Domenico datëlindja 1975 nga qyteza Limbadi në Kalabri.

Këto klane kalabreze bashkëpunonin me trafikantët shqiptarë për trafikimin e drogës e brenda 3 muajve kanë importuar nga Shqipëria 5 tonë marijuanë.

Sekuestrimet e drogës janë kryer në gusht-tetor 2016 në 5 operacione të ndryshme të Financës italiane: 2770 kg marijuanë e kapur në det, 90 kg në portin e Ankonës. 1178 kg e 386 kg të sekeustruar nga Financa e Brindizit dhe 400 kg të tjera marijuanë të sekuestruar në afërsi të portit të Ankonës.

Droga e sekuestruar në vlerë 10 milionë euro.

Gjatë 5 operacioneve të kapjes së drogës janë vënën nën pranga 11 persona e janë sekuestruar 4 gomone. 2 motorra uji e një kamion.

Opercioni i sotëm i financës italiane ku morën pjesë rreth 150 trupa policorë ka vënë nën hetim dhe 46 persona të tjerë të cilët akuzohen se kanë role të përaktuara mirë brenda këtij organizimi kriminal si korrierë, përkthuers. financues etj.

Te arrestuar 

  • Rocco Anello di Filadelfia;
  • Mario Calesse;
  • Gianfranco Contestabile;
  • Francesco Fiarè, alias il “dottore”, di San Gregorio d’Ippona;
  • Rosario Fioretti;
  • Giovanni Franzè di Stefanaconi;
  • Gerardo Filippo Gentile;
  • Domenico Mancuso di Roma;
  • Fabio Melacca di Brindisi;
  • Shefik Muho di Valona (Albania);  I arrestuar ne 30 qershor  2017
  • Gregorio Niglia, detto Lollo, di Briatico;
  • Antonio Paladino di Rosarno;
  • Giovanni Pastorello di Milano;
  • Gianluca Pititto di Mileto;
  • Rosario Riccioli, 45 anni, di Catania. 

 Arresti domiciliari:

  • Francesco Colangelo di Verano Brianza;
  • Leonardo Francesco Raffaele Florio di Vibo Valentia;
  • Ippolito Andrea Fortuna di Vibo Valentia;
  • Francesco Paladino di Rosarno;
  • Michell Vincenzo Piperno di San Costantino Calabro;
  • Antonio Prostamo, di Mileto. 

EMISIONET