Itali, kapen 3 shqiptarë me drogë dhe 11 mijë euro

Itali, kapen 3 shqiptarë me drogë dhe 11 mijë euro

Autoritetet policore italiane të qytetit të Bolonjës kanë vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Në banesën e tyre janë gjetur 50 kg marijuanë, 500 gramë kokainë, 2 kg hashash e 11 mijë euro para cash.

Banesa e tyre ishte një qendër e trafikimit të drogës që shpërndahej në tregun bolonjez.

Në banesë janë gjetur dhe materiale e instrumente për konfeksionimin e dozave të drogës.

Ky operacion u ekzekutua nga reparti operativ i Policisë së Bolonjës, për të ndaluar trafikun e merkatën e drogës.

EMISIONET