Itali, kapen 17 mln euro marijuanë e nisur nga Vlora, pranga 3 trafikantëve

Policia italiane të dhëna detaje të reja për gomonen e kapur dy ditë më parë në brigjet e Leçes, ku transportohej një sasi prej 1.7 ton kanabis sativa si dhe armë.

 Në pranga përfunduan tre persona, përkatësisht arrestuar F.M  25 vjeç, A.S. 25 vjeç,  dhe O.S. 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës.

Sipas mediave lokale italiane, nëse lënda narkotike do të shitej në tregun me pakicë, do t'u sillte trafikantëve përfitime me vlerë 17 milionë euro.

Policia ka sekuestruar edhe armë të tipit Kallashnikov dhe 30 fishekë.

Sipas të dhënave, gomonia e gjatë 9 metra, kishte dy motorë të fuqishëm.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 76 pako të madhësive të ndryshme, ndërsa pesha totale ishte 1,741 kg.

Sipas të dhënave, gomonia ishte nisur nga zona e Vlorës për në brigjet e Otrantos dhe synimi përfundimtar ishte Salento.

Forcat italiane i bënë thirrje trafikantëve të ndalonin, por ata shtuan shpejtësinë në përpjekje për t'u larguar. Pasi filloi ndjekja, u ndaluan pak kilometra larg San Foçës.

Të arrestuarit akuzohen për trafikim ndërkombëtar të drogës si dhe futjen e paligjshme të armëve luftarake.

Me operacionin e së shtunës, në Pulia shkon në 35 ton marihuana e konfiskuar, ndërsa 50 kontrabandistë janë arrestuar gjatë vitit 2017.


EMISIONET