Itali, i riu shqiptar vdes në spital dy javë pasi u aksidentua me biçikletë

Itali, i riu shqiptar vdes në spital dy javë pasi u aksidentua me

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën dy javë pas aksidentit tragjik me biçikletë.

Mediat italiane raportojnë se viktima Armand Balliu ndërroi jetën në spitalin e Santa Chiara në Trento, pasi nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i ndodhur në 27 gusht .

I riu shqiptar që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali, ku kishte emigruar nga Durrësi. Ai punonte si kamerier në një nga hotelet e zonës. Mbrëmjen e 27 gushtit, i riu sapo doli nga puna dhe po kthehej për në banesë, por gjatë rrugës ai kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë përtokë.

Trupi i Balliut është vendosur sot në mëngjes në dhomën e varrimit të varrezave të Trentos dhe të hënën do të çohet në varrezat e Grezit në Riva del Garda , ku ceremonia e varrimit do të bëhet në 13.30.

EMISIONET