Itali, i riu shqiptar baba i dy fëmijëve humb jetën papritur

Itali, i riu shqiptar baba i dy fëmijëve humb jetën papritur

Një shqiptar është ndarë papritur nga jeta në Itali.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 30 vjeçari shqiptar Juled Kinkaj, një baba me origjinë shqiptare banonte prej disa muajsh në Olginate me familjen e tij të re, por zhdukja e papritur ka shkaktuar tronditje të madhe në zonë.

Fillimisht, ai kishte shkuar në Puglia ku ka kaluar fëmijërinë e tij para se të shkonte në Lecce. Më pas, ai gjeti dashurinë e tij të jetës Annamaria Ruggeri, me të cilën kishte edhe dy fëmijë, Amber dhe Ricky, të moshës 3 dhe 5 vjeç.

I riu shqiptar humbi jetën të shtunën e kaluar më 6 janar nga një sëmundje e papritur. Vdekja e pa shpjegueshme  ka habitur familjen e tij.

Lamtumira përfundimtare do t'i jepet të mërkurën më 10 janar në orën 15:00 në Olginati.

Përveç familjes së tij të dashur, Juled Kinkaj gjithashtu lë nënën e tij Mimoza, babain Durimin dhe motrën Jonida.

EMISIONET