Itali, dy shqiptarë kapen me 800 mijë euro kokainë e marijuanë

Itali, dy shqiptarë kapen me 800 mijë euro kokainë e

Dy shtetas shqiptarë janë arrestua nga policia italiane për trafik droge dhe armë ilegale. Sipas Policia së Shtetit italian shqiptarët e arrestuar janë N.F 35 vjeç dhe G.X 25 vjeç.

Operacioni u zhvillua në zonën e Ravenës, ku shqiptarëve iu sekuestrua një sasi prej 6.2 kg kokainë, 15 kgmarijuanë, 130 mijë euro dhe një revolver me municione.

Operacioni u zhvillua në 21 maj, kur policia zbuloi dy shqiptarët në bordin e një Alfa Romeo, ku iu gjet kokaina, 100 mijë euro dhe revolveri.

Por, pas kontrolleve që u bënë në apartamentin ku banonin dy shqiptarët policia gjeti edhe 15 kg marijuanë, 30 mijë euro dhe materiale të tjera për paketimin dhe shitjen e drogës.

Nëse droga që iu kap dy të rinjve dilte në treg do të kapte shifrën e 800 mijë eurove.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Ravena.

Njoftimi i plotë i Policisë Italiane

/E.X/

EMISIONET