Një shtetas shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi në efektin e alkoolit ka dhunuar gruan e tij në sy të fëmijëve.

Mediet fqinje shkruajnë se shqiptari rreth 50-vjeç kishte vite që jetonte në Itali.

Sipas rindërtimit të skemës së ngjarjes, policia raporton se burri shpesh vinte në shtëpi i dehur dhe e rrihte gruan.

“Keqtrajtimi dhe rrahjet kishin ndodhur edhe para fëmijëve të çiftit”,- njofton policia.

Pasi vuajti me vite sjelljen e dhunshme të burrit të saj, gruaja, gjithashtu me origjinë shqiptare, vendosi ta raportojë atë dhe të tregojë të gjithë ngjarjen te policia, çka solli arrestimin e bashkëshortit.

/Ora News.tv/