Itali, arrestohet me 96 kg marijuanë "babagjyshi" shqiptar

Pak orë para festës së Krishtlindjeve, policia italiane ka arrestuar një 24 vjeçar shqiptar me inicialet H. E. banues në komunën Solfierino në provincën e Mantovës.

Në banesën e tij janë gjetur të fshehura rreth 96 kg marijuanë e konfeksionuar në 3 çanta të mëdha e në 2 thasë që përdoren për hedhjen e mbeturinave, si dhe një peshore.

Operacioni për arrestimin e tij nisi nga disa burime sekrete të informacionit e pas disa muajve hetime. Shqiptari H.E jetonte prej pak muajsh në këtë banesë.

Ky operacion i dha një goditje botës së narkotrafikut në provincën e Mantovës në këto ditë prag festash.

Në makinën Chevrolet Matiz të shqiptarit u gjetën dhe 650 euro cash e një instrument për të konfeskionuar dozat e drogës.

Droga e sekuestruar do të vlentë në treg reth 600 mijë euro.

EMISIONET