Itali, arrestohet i riu shqiptar, kërkohej në Gjermani për vrasje

Itali, arrestohet i riu shqiptar, kërkohej në Gjermani për vrasje

Policia italiane ka vënë në pranga në aeroportin Malpensa një të ri shqiptar, i cili kërkohej në Gjermani për një vrasje të ndodhur në qytetin Aachen.

Mediat italianë thonë se bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Malpensa24.it shkruan se shqiptari u kap në momentin kur  do të udhëtonte me avion drejt Tiranës, por u zbulua se në fakt ai kërkohet nga autoritetet gjermane.

Shqiptari që rezultonte në kërkim ndërkombëtar, akuzohet për vrasjen e një vajze 18-vjeçare në Gjermani gjatë një grabitje të ndodhur në Janar të vitit 2017. Adoleshentja mbeti e plagosur nga goditja me thikë, por ndërroi jetë në spital. Pas grabitjes me pasojë vrasjen, 23-vjeçari ishte arratisur nga Gjermania.

Tashmë i arrestuar në Itali, shqiptari do të ekstradohet në shtetin gjerman për t’u përballur me akuzat.

EMISIONET