Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar, vodhi sende me vlerë 6 mijë euro në një banesë

Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar, vodhi sende me vlerë 6

Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në qytetin e Montevarcit, pasi kishte vjedhur një shtëpi.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pasi kishte vjedhur sende me vlerë 6 mijë euro ishte larguar, por më pas u arrestua.

Shqiptari, i cili ishte banues i rregullt në Itali kishte hyrë në një shtëpi për të vjedhur bizhuteri floriri apo sende të tjera me vlerë.

Sendet e vjedhura iu kthyen pronarit të ligjshëm, ndërsa 21-vjeçari shqiptar u dërgua në burg në Arezzo.

EMISIONET