Itali, arrestohen me 17 kg heroinë dy shqiptarë, ja emrat

Itali, arrestohen me 17 kg heroinë dy shqiptarë, ja emrat

Dy shqiptarë, Armando Xifaj dhe Ermir Daci të dy të moshës 47 vjeçare janë arrestuar në provincën e Komos pasi akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë euro shkruajnë mediat italiane.

Droga është sekuestruar në banesat e tyre.  Agjentët kanë sekuestruar edhe një peshore e 5 mijë euro.

Heroina ishte e ndarë në 33 pako  në një cantë plastike, në një cantë plazhi dhe në një cantë kompjuteri.

Të dy akuzohen për shpërndarje droge. Ka nisur hetimet për të identifikuar dhe një shqiptarë të tretë i cili konsiderohet aktiv në këtë trafik droge, shkruan lasicilia.it.

EMISIONET