Itali, arrestohen 6 shqiptarë kërcënonin sipërmarrësit italianë

Itali, arrestohen 6 shqiptarë kërcënonin sipërmarrësit

Policia italiane e provincës së Kozencës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm,  (2 janar 2018)  6 shqiptarë banues në këtë territor me akuzën e sekuestrimit të personit, zhvatjes e dhunës.

Prej disa kohësh ata terrorizonin sipërmarrësit dhe punëtorët e një shoqërie fruta-perime në qytezën Rocca Imperiale në provincën e Kozencës.

Hetimet e Policiës Italiane me anë të filmimeve të marra nga telekamerat e mbikqyerjes kanë vërtetuar se 6 shtetasit shqiptarë, kërcënonin pronarët e shoqërisë ku punonin duke i detyruar të punësonin persona të rekomanduar nga ata si dhe të orientoheshin në zgjedhje sipërmarrëse sipas urdhërave të tyre.

Ata ushtronin në mënyrë sistematike dhunë psikologjike e fizike jo vetëm ndaj pronarëve por dhe ndaj punonjësve të tjerë të shoqërisë.

 Madje kishin sekuestruar për disa orë dhe një shofer autotransporti për të ndaluar zhvillimin e aktivitetit të tij të punës.

Hetimet e këtij operaconi kanë nisur pas denoncimit të bërë nga disa punonjës si dhe nga provarët e shoqërisë së fruta-perimeve. 


EMISIONET