Policia italiane ka goditur një grup italo-shqiptar të trafikut të drogës. Operacioni u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë.

Arrestimet janë bërë në vijim të operacionit "Bogota", që përfshijnë 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë duke u hetuar për posedim dhe trafik të drogës.

Siç raporton La Reppublica, të arrestuarit shqiptarë janë M.M 29 vjeç dhe E.L 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak.

Lënda narkotike trafikohej me mjete lundrues nga Shqipëria e më pas me automjete tip furgone nga brigjet e Lecces e Brindizit drejt qyteteve të tjera italiane në rajonet e Lombardiaë , Toskanës, Emilia Romagna, Sardebjës  e deri në Belgjikë.

Dhjetë persona janë arrestuar me herët gjatë operacioneve në vende të ndyrshme të Italisë në Bolzano - Livorno - Lecce dhe Brindisi, duke sekuestruar edhe sasira të mëdha droge, si 600 kg marijuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë. 


/Ora News.tv/