Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikut të drogës.

Mediat fqinje njoftojnë se arrestimi i shtetasit N.J, 23-vjeç është bërë në orët e vota të mbrëmjes, të së mërkurës.

Dyshimet e policisë ishin se shqiptari mund të fshehte një sasi të madhe të substancës narkotike të destinuar për shitje të mëvonshme.

Më pas ata ushtruan disa kontrolle në lokale dhe në shtëpitë e përdorura nga shtetasi shqiptar që banonte në kryeqytet.

Kështu brenda në kuzhinë policia gjeti dhe sekuestroi  një zarf që përmbante 26 gram lëndë narkotike dhe të gjithë materialin e nevojshëm për paketimin e substancës.

Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e "Le Costarelle” në pritje të vendimit.

/Ora News.tv/