Itali, 2 të rinj shqiptarë aksidentohen rëndë natën e Krishtlindjeve

Itali, 2 të rinj shqiptarë aksidentohen rëndë natën e

Dy të rinj shqiptarë janë në gjëndje të rëndë pas një aksidenti të ndodhur pasditen e së dielës në Forli të Italisë.

Një makinë në të cilën udhëtonte një 77 vjeçare dhe drejtohej nga një 67 vjeçar ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një makinë tjetër tip Volvo ku udhëtonin dy të rinjtë shqiptarë.

Drejtuesi i mjetit nuk  ka mundur dot të bëjë manovër dhe përplasja ka qenë fatale. Gruaja 77 vjeçe Giuseppina Antonietta Magnogna ka humbur jetën në vend.  Dy të rinjtë shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk dihet dhe 67 vjeçari ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore

(Ne foto: Aksidenti ne Itali)

EMISIONET