Itali, 2 policë ekzekutohen brenda në komisariat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një komisariat policie në qëndër të qytetit të Triestes.

2 punonjës policie janë ekzekutuar nga 2 emigrantë vëllezër latino-amerikanë nga Republika Domenikane.

Dy vëllezërit domenikanë Alejandro Augusto Stephan Mera 29 vjeç, autori i krimit, dhe Carlysle Stephan Meran 32 vjeç ishin arrestuar si të dyshuar për grabitjen e një motorri.

Gjatë marrjes në pyetje një nga të arrestuarit, ai më i riu në moshë ka kërkuar të shkojë në banjo.

I shoqëruar nga dy punonjësit e policisë, i ka dhunuar fizikisht ata, duke i rrëmbyer pistoletën njërit

prej tyre. Ka hapur zjarr duke i ekzekutuar në korridorin e komisariatit dy punonjësit e policisë.

Më pas ka tentuar të largohet duke plagosur dhe rojen në hyrje të komisariatit, por është plagosur dhe është bllokuar nga forcat e rendit.

Vëllai tjetër duke përfituar nga kaosi i ngjarjes ka tentuar të arratiset, duke u fshehur në katet nëntokë të komisariatit, por është arrestuar.

Dy policët e vrarë janë Pierluigi Rotta, 34 vjeç i forcave të policisë speciale dhe Matteo De Menego 30 vjeç punonjës i thjeshtë policie.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ka shprehur dhimbjen për këtë ngjarje të rëndë, respektin e tij ndaj punës së punonjësve të ruajtjes së rendit si dhe ngushëllime ndaj familjarëve të viktimave.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Franco Gabrielli, e konsideron këtë ngjarje një vrasje barabare të dy policëve që po kryenin detyrën e tyre.



EMISIONET