Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës, datë 17 shkurt 2018, në komunën e Pordenones në Itali.

Një 16 vjeçare shqiptare ka mbetur viktimë në shinat e trenit me distinacion qytetin e Venecias. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të stacionit të Pordenones.

16 vjeçarja shqiptare jetonte prej vitesh në Itali me familjen e frekuentonte shkollën e mesme.

Policia italiane ka hapur një proces hetimor por mbetet ende mister shkaku i kësaj ngjarje.

Të gjitha hipotezat janë të mundshme edhe pse policia hekurudhore dyshon për një gjest vullnetar të vajzës, në një moment të vështirë psikologjik.

Aksidenti ka ndodhur menjëherë sapo treni është nisur nga stacioni i rradhës.

Mashinisti i trenit ka dëshmuar se megjithë tentativën e tij nuk ka mundur të frenojë në kohë për të evituar aksidentin.

Disa dëshmitarë kanë dëshmuar se pasditen e së shtunës kanë parë vajzën të ecte përgjatë binarëve të trenit, por nuk kanë dyshuar me mendimin se ka qënë një rrugë e shkurtër e saj për t'u rikthyer në shtëpi.

 

/Ora News.tv/